Perberesit qe u nevojiten per kete recete: 200ml kos, 50ml ujë, 1 vezë, 1 lugë e mesme kripë, 2 lugë gjelle sheqer, 400gr miell, 100ml ujë shtesë, 1 lugë të çajit sodë bikarbonate, vaj për fërgim.
Menyra e pergatitjes se recetes: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 200ml kos, 50ml ujë dhe i përziejmë së bashku me tel kuzhine.
Më pas marrim një enë tjetër kuzhine, shtojmë 1 vezë, 1 lugë të mesme kripë, 2 lugë gjelle sheqer dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të treten përbërësit së bashku.
Më pas marrim 200ml kos që e kemi tretur me 50më ujë dhe e shtojmë tek vezët me përbërësit e tjerë. E përziejmë përsëri masën me tel kuzhine mirë, deri sa të bashkohet kosi me vezët dhe përbërësit e tjerë. Pastaj tek masa shtojmë 400gr miell, duke shtuar miellin masën e përziejmë ngadalë me tel kuzhine vazhdimisht.
Më pas tek brumi shtojmë 100ml ujë, duke shtuar miellin vazhdimisht dhe 1 lugë të çajit sodë bikarbonate.
Nëse dëshironi që të ju dalin më shumë petulla, shtoni më shumë ujë dhe miell gjatë përzierjes, brumin e përziejmë mirë me lugë deri sa të fitojmë një brumë të butë dhe të lëngshëm por jo të trashë.
Pasi brumi për petulla të jetë gati, marrim një tigan për përgatitjen e petullave dhe shtojmë vajin për fërgim. Pasi vaji të filloj të di gjet pak, marrim nga një lugë nga brumi dhe e shtojmë në vaj për fërgim duke e shtrirë pak brumin me ndihmën e një luge tjetër, pasi brumi mbetet i lëngshëm dhe jo shumë i trash.
Petullat i rrotullojmë me ndihmën e një piruni, që të mos na digjen dhe i pjekim në temperaturë mesatare deri sa të fitojnë një ngjyrë të artë. Bëhen shumë të buta, përgatiten shpejtë dhe janë shumë të shijshme./Receta eshte marre ne pergatit.com/