Pavarësht ngjyrës së tyre, prerjes apo gjatësisë, flokët janë një element shumë i rëndësishëm i shprehjes së stilit dhe personalitetit të një femre. Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur.
Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatz ënia, me no pauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi.
Të lodhura nga ky problem, Living ju propozon një maskë shumë interesante. Qepa është një ndër ato perime që me siguri nuk mungon në shportën e ushqimeve pasi i jep një shije speciale sallatërave, gjellës, byrekut etj.
Por, qepa mund të përdoret edhe në flokë. Ajo përmban komponime sulfurike, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit që ndikon në përshpejtimin e rritjes së flokëve dhe përbërës antiinfla ma torë që lu ftojnë rënien e flokëve.
Merrni një qepë të vogël ose gjysmë qepe dhe grijeni imët, bashkojeni me vaj kokosi dhe më pas shpërndajeni në gjithë skalpin. Masazhoni flokët për 10 minuta dhe mbuloni kokën me peshqir për disa orë.
Në qoftë se nuk ju duket praktik ky trajtim, mund të kaloni dy qepë të vogla në frulator dhe dy lugë gjellë vaj kokosi.
Aplikoni më pas masën e formuar në gjithë gjatësinë e flokut dhe mbështillini. Lani kokën si zakonisht, duke e krehur paraprakisht dhe thajeni natyralisht. Rezultatet e para do t’i vini re pas dy javësh përdorim./living