Specat janë një ndër perimet më të shëndetshme. Ju mund t’i gatuani specat në shumë mënyra, por tava me speca të mbushura është ideale, sidomos në një vakt dite pushimi.
Përbërësit: 4 speca, 100 gr mish i tymosur, 100 gr oriz i zier,
1 qepë, 1 lugë gjelle djathë i grirë, 2 lugë gjelle salcë domatesh, ½ lugë çaji piper i kuq, 1 lugë gjelle erëza të përziera, Vaj, Kripë, Piper i zi
Përgatitja: Fillimisht përgatisni mbushjen e specave. Në një tigan shtoni vaj, prisni derisa vaji të nxehet dhe më pas shtoni qepën e grirë hollë, mishin e grirë në kubikë dhe lërini të skuqen së bashku.
Ndërkohë në një tenxhere hidhni orizi e zierë, piperin dhe erëza të përziera. Mbushjen që ndodhet në tigan hidheni në një tas. Përzieni dhe sipër shtoni djathë.
Pritini specat në gjysmë dhe mbushini. Shtroni specat në tavë dhe hidhni vaj. Shtoni vaj sipër tavës. Shtoni ujë. Dhe vendosini të piqet në 220 gradë C në 40 minuta.
Në një tas të vogël shtoni salcën e domateve dhe hidhni një lugë gjelle ujë. Përzieni dhe më pas këtë salcë shtojeni sipër tavës. Vendoseni tavën në furrë të piqet dhe për disa minuta.