Neurologia, Ina Buxhelaj ka folur në “ABC e Mëngjesit” për dhimbjet e kokës, duke treguar që ato përceptohen përgjegjësisht në kokë, fytyrë dhe qafë. Ajo theksoi se janë strukturat që janë në kokë, të cilat kanë receptorë dhe dhëmbin
“Dhimbja e kokës është një shqetësim dhe çrregullim neuroligjik shumë i shpeshtë, që konsiston në përceptimin e dhimbjes përgjegjësisht në kokë, fytyrë dhe qafës.
Truri është ai që përpunon gjithë informacionin që vjen nga receptorët e dhimbjes, pavarësisht se vetë ai nuk receptorë dhimbjeje. Janë strukturat që janë në kokë, të cilat kanë receptorë dhe dhëmbin.
Është lëkura dhe janë mukozat, duke përfshirë mukozat e gojës, organet që ndodhen në kokë, sytë, veshët, dhëmbët, enët e gja kut, që janë brenda dhe jashtë kokës, vetë nervat e kokës, cipat e trurit që janë struktura që ngacmohen dhe shkaktojnë dhimbje”, u shpreh Buxhelaj.
Më tej, mjekja tregoi se dhimbja e kokës ndahet në dy kategori shumë të mëdhaja, duke shpjeguar edhe ndryshimin mes tyre.
“Dhimbja e kokës ndahet në dy kategori shumë të mëdhaja. Është dhimbja e kokës primare që konsiderohet si sëm undje, nuk shkaktohet nga sëm undje të tjera, por është sëm undje primare vetë. Janë edhe dhimbjet sekondare që vijnë kryesisht nga dëmtimet organike të strukturave të kokës, nga sëm undje të tjera të gjithë organizmit”, tha ajo.