Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e emisonit te njohur qe ajo drejtonte vite me pare, format i cili ka qënë një ndër më të ndjekurit në Shqipëri.
Ditën e sotme moderatorja e njohur ka përlotur fansat e saj me një dedikim për të atin e ndjerë që e ka humbur rreth 5 vite më parë.
Sot ai do të festonte ditëlindjen dhe ky eshte dedikimi i moderatores.
Postimi i plotë: Dhjetori për mua është stina më e bukur e vitit…është më i ndjeshmi dhe emocionuesi dhe për këtë kam disa arsye….që e vogël gëzohesha sa hynte Dhjetori dhe thoja se ky ishte muaji i im , por jo vetem i imi edhe i babait tim.
Ne të dy në këtë muaj kishim ditlindjen…ti e kishe ne datën 9 pra si sot e unë e kam në 30. Kanë kaluar kater dhjetorë që ti mungon e sot po kalon edhe i pesti dhe une do të doja shumë të ngrihesha si çdo mengjes dikur e të të uroja e të të përqafoja e të ndjena atë paqen dhe sigurinë që vetëm ti ma jepje në këtë botë i shtrenji im.
E di që je pranë meje ne një formë tjetër dhe më shikon sesi në sy më ka rëshkitur një pikë loti, por mos u mërzit se është lot malli për ty o babush , sepse më mungon ai përqafim që ta jepja këtë ditë.
Aty ku je të uroj miliona vjet Gëzuar ! E lumtur që të takova e ishe babai im në këtë planet e dimension dhe sigurisht bashkë do takohemi e perqafohemi në dimensione të tjera më të bukura. Sot do ta pij një gotë dhe përballë do vendos edhe gotën tënde si dikur dhe e di që shpirtërisht do të jesh me mua ! Gëzuar i shtrenjti im aty lart në qiell !