Fitimi i kileve është një nga problemet më të mëdha si të meshkujve ashtu edhe të femrave dhe të shpë tosh nga dhjami i tepërt tashmë është kthyer në një mision për të gjithë.
Të ushqehesh shëndetshëm do të thotë t’i shtosh trupit sa më shumë proteina dhe lëndë ushqyese që fuqizojnë dhe përshpejtojnë metabolizmin, por në të njëjtën kohë ushqimet e shëndetshme nuk mund të sigurohen gjatë gjithë kohës.
Gjithashtu një problem madhor me shtimin e peshës është dhe ndryshimi i regjimit të përditshëm, pasi secili prej nesh ka një stil ndryshe të jetës dhe nuk mund të sigurojë ushqime “shtëpie” gjatë gjithë kohës dhe ushqimi “i shpejtë” është shkaktari kryesor i formimit të dhjamit në çdo pjesë të trupit.
Gjëja e parë që bën një person i shëndoshë është dieta, por ato ndonjëherë kërkojnë shumë kohë dhe shumë mund për t’u zbatuar dhe secili prej nesh në ditët e sotme ka një mungesë të theksuar kohe dhe për më shumë të motivimit.
Ndaj dhe sot në këtë artikull do të tregojmë për një lëng, i cili është përshpejtues i metabolizmit të trupit të njeriut pasi përbëhet vetëm nga produkte natyralë dhe për më tepër ky lëng është provuar të funksionojë më shpejt se një dietë.
Lëngu krijohet me hudhër dhe limon, të cilët janë 2 elementet kyç për mirëqenien tonë dhe gjejnë përdorim në shumë ushqime dhe gatime, por sot do t’i përdorim për të hequr qafe njëherë e mirë yndyrën e keqe.
Receta dhe përgatitja e lëngut: Ju nevojitet: 15 thelpinj hudhre të qëruar, 3 kokrra limon mesatar, 2 litra me ujë të pijshëm.
Përgatitja e lëngut: Merrni si fillim hudhrat të cilat i keni qëruar dhe bëjeni në copa sa më të vogla dhe të imëta.
Më pas merrni limonët dhe pasi t’i keni larë dhe dezinf. ektuar sa më mirë, ju pritini ata së bashku me lëkurën e tyre (në copa sa më të vogla).
Merrni një tenxhere të madhe ku brenda saj të hidhni ujin e pijshëm dhe më pas, hidhni dhe hudhrën dhe limonin së bashku dhe për 20 minuta vërini të ziejnë në zj arr mesatar.
Pas 20 minutave merreni lëngun, ftoheni dhe kalojeni në një kullonjëse dhe më pas hidheni në një shishe plastike apo shishe qelqi dhe lëreni në vendin më të freskët të frigoriferit.
Për 7 ditë rreth, ju duhet të pini nga një gotë uji në secilin vakt. Në mëngjes rekomandohet që të pihet me barkun bosh, ndërsa në drekë të pihet pas ngrënies së drekës. Ndërsa në darkë duhet ta pini para gjumit.
Pas 1 javë do të shikoni efekte të menjëhershme në trupin tuaj, por kujdes! Në të njëjtën kohë mos ndani ecjen dhe ushtrimet nga rutina e ditës tuaj pasi lëngu së bashku me aktivitetin fizik e lëviz trupin dhe shkrín të gjithë dhjamin e tepërt.