Një situatë e qëndrueshme meteorologjike është parashikuar për javën e ardhshme sipas meteorologes së Metoalb, Lajda Porja. Në lidhjen direkte për edicionin e lajmeve në TCH, Porja tha se masat e ftohta polare do të largohen nga vendi ynë, duke i lënë vendin ditëve me diell dhe temperaturave të larta.
Porja shtoi se probl emat ika e përmbytjeve tashmë ka kaluar, ndërsa do të ndërpriten edhe reshjet e dëborës në zonat malore.
E premtja arrin vlerën e pazakontë në mes të dhjetorit me temperaturë 22 gradë.
“Siç e kemi parë që këtë mëngjes, ishte masa e ftohtë polare që u fut në Ballkan dhe po kalon në lindje të kontitentit. Sot deri në fundjavë do përjetojmë temperature të larta. Java tjetër do të jetë me diell, reshjet përfundojnë sot.
Reshjet më problematike kanë kaluar. Reshjet e dëborës do ndërpriten nesër. Rriten temperaturat edhe në zonat malore. Dita e premte do jetë me temperaturat më të larta të javës, pritet deri në 22 gradë.
Dhjetori do mbyllet me temperatura të larta. Mesatarja mujore do jetë 2-3 gradë më lartë se ç’duhet të jetë. Lagështira do mbetet prezente. Problematike do jetë luhatja e temperaturës, nga sot 14 gradë, nesër 20 gradë dhe kjo ndikon edhe në shëndet”- tha Lajda Porja./top-chanel.tv