Nga Dhurata Thanasi. PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 300 g mish viçi, i prerë në kubikë, 1 qepë mesatare, 1 thelb hudhër, 1 spec i kuq dhe 1 jeshil, 1 kërcell selino (10 cm), 2 domate mesatare, 3 lugë gjelle miell misri, 2 lugë gjelle gjizë, 80 ml vaj ulliri, 1/3 lugë kafeje kanellë, 1/3 lugë kafeje qimnon, kërri – karafil, spec i kuq dj egës, arrëmyshk.(3 perberesit e fundit do t’i japin shije te vecante).
PËRGATITJA: Në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri hedhim qepën e prerë në kubikë dhe e kaurdisim. Pasi të tretet, shtojmë specat e prerë në kubikë, selinonë dhe pak hudhër (sipas dëshirës).
Pasi përbërësit të skuqen, shtojmë domatet e prera në kubikë dhe kur këto të jenë tretur disi, shtojmë pak buljon perimesh, ose lëng mishi, dhe i ziemë për gati 15-20 minuta. Në një tigan tjetër me vaj hedhim mishin, të prerë në kubikë, dhe pak rozmarinë, dhe i kaurdisim.
Pasi të skuqet paksa, shtojmë miellin e misrit, derisa të zverdhet, buljon të nxehtë dhe e trazojmë me lugë druri, që të mos krijohen kokrriza. I lëmë të ziejnë për thuajse 20 minuta dhe, nëse masa trashet, shtojmë sërish buljon.
Pas kësaj kohe, përbërësit e të dy tiganëve i bashkojmë në një tenxhere dhe i lëmë të ziejnë edhe 10 minuta. E heqim nga zj arri dhe i shtojmë 2 lugë gjizë dhe erëzat e përziera. E vendosim sërish tenxheren në zjarr për rreth 5-6 minuta dhe në fund e shërbejmë të nxehtë./living