Sikur ta dinit që gjithë se kretet e bukurisë ndodhen në kuzhinën tuaj ose shumë pranë saj, s’do të shpenzonit as kohë dhe as para për të patur flokë të shëndetshëm.
Maskat e kushtueshme të flokëve, nuk e justifikojnë rezultatin, prandaj na lini t’ju themi se duhet të provoni vajin e ullirit.
Është një mrekulli për çdo lloj problemi që mund të keni me to. Duke filluar që nga flokë që këputen e deri tek rritja si me ma gji e tyre.
Çfarë bën tamam vaji i ullirit?
Gjithçka keni dëgjuar, nuk është thashetheme. Vaji i ullirit ndihmon flokun të zbutet, nuk i lë të elektrizohen, redukton këputjen e tyre dhe ndihmon me elasticitetin.
Gjithsesi, këshilla e vetme që duhet të keni parasysh, është të mos e përdorni më shumë seç duhet, sepse kështu do ta bëni flokun edhe më të rëndë.
Një lugë vaj ulliri në ditë ju ndihmon të jetoni më gjatë, ja pse:
Pavarësisht gjithë dobive që vijnë nga përdorimi i tij, duhen ende prova më të sigurta për të vërtetuar që ai ndikon tek rritja e shpejtë e flokëve.
Rekomandohet që të aplikoni vajin e ullirit në flokë 1-2 herë në javë dhe ta mbani në fundet e dj egura apo skalp për rreth 1 orë.