Qafa duhet të ketë vëmendjen e duhur po aq sa edhe pjesa tjetër e trupit, duke e pastruar dhe hidratuar çdo ditë, pasi ajo kërkon vëmendje të veçantë, njëlloj si lëkura e fytyrës. Të njëjtat trajtime që i bëni fytyrës, duhet t’ia bëni edhe qafës.
Pastrim i thelluar (scrub) çdo javë.
Hapi i parë për ta mbajtur lëkurën të butë dhe qafën të bukur është pastrimi (scrub) i rregullt. Rekomandohet të bëni pastrim një herë në javë, pasi duke e bërë më shpesh mund të irr itohet lëkura, veçanërisht nëqoftëse ajo është e thatë ose delikate.
Për të hequr qelizat e vd ekura të lëkurës, përdorni një nga produktet e mëposhtme ose një kombinim të këtyre: sodë buke, sheqer, kripë deti.
Përzieni këto përbërës me pak vaj bajameje apo xhel nga aloe vera dhe masazhoni lehtë zonën. Bëjeni atë butë, pa shty pur, duke krijuar rrathë nga gjoksi në mjekër. Më pas, e shpëlani me ujë të ftohtë për të mbyllur poret dhe lyeni zonën me një krem zbutës.
E pastroni në thellësi
Si të pastroni lëkurën e qafës në thellësi? Maska me argjilë është një zgjidhje shumë e mirë, si dhe në rast se keni fytyrë të yndyrshme ose të kombinuar mund ta aplikoni në fytyrë dhe qafë.
Rekomandohet përdorimi i argjilës së gjelbër ose rozë: për ta përgatitur thjesht përzieni pluhurin e argjilës me ujë derisa të merrni një brumë që mund të përhapet lehtësisht.
Për përzierje përdorni një tenxhere balte, qelqi apo druri, por kurrë metali, pasi ajo do të anulojë vetitë terapeutike të argjilës. Aplikoni maskën, duke shmangur sytë dhe buzët dhe e mbani të thatë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një krem zbutës.
E hidratoni atë çdo ditë
Për të hidratuar qafën përdorni të njëjtin krem zbutës që përdorni edhe për fytyrën tuaj. Qafa është po aq e ndjeshme sa lëkura e fytyrës dhe ndikohet nga kalimi i kohës dhe humbet tonifikimin nëse nuk merr kujdesin e duhur.
Rekomandohet që të përdorni këto produkte: vaj bajameje, vaj trëndafili,vaj kokosi, vaj nga fara e rrushit, vaj ulliri dhe vaj embrioni gruri. Secili nga këto produkte natyrore hidraton thellë qafën. Mund ta përdorni atë dy herë në ditë: në mëngjes dhe kur shkoni në shtrat.
E masazhoni atë rregullisht
Për fat të keq, qafa mbledh tensionet e ditës për shkak të qëndrimit të keq, orë të tëra në kompjuter, lëvizje të papritura dhe kështu me radhë. Për të shmangur pasojat e këtyre tensioneve, përdorni krem zbutës për t’i bërë mazazh të butë qafës, përkushtojini 5 ose 10 minuta në ditë.
Masazhoni qafën duke përdorur të gjithë pëllëmbën e dorës suaj, duke këmbëngulur në zonën nën mjekër, ku zakonisht duket një mjekër e dyfishtë, për të aktivizuar qarkullimin dhe elim inimin e toksinave.
Ndani mirë gishtin e madh nga ai tregues dhe rrëshqiteni dorën nga lart poshtë, duke shty pur lehtë në lëkurë.
Relaksohuni çdo natë
Mos harroni se edhe gjatë natës i forconi nofullat në mënyrë të pandërgjegjshme, kështu që është shumë e rëndësishme të merrni një moment për të çlodhur këtë pjesë të trupit para se të shkoni për të fjetur.
Mundohuni të flini me nofulla të relaksuara plotësisht dhe me gojën gjysmë të hapur.