Nëse ende nuk e keni përjetuar dhimbjen që shoqëron heqjen e dhëmballëve të pjekurisë, dy janë alternativat pasi të lexoni këtë artikull: ose nuk do t’i hiqni kurrë dhe s’keni asnjë arsye pse të shqetësoheni, ose do të vraponi tek dentisti për t’i shpëtuar ndërlikimeve të mëvonshme.
Shumë dentistë rekomandojnë heqjen e dhëmballëve diku nga mosha 12-25, por a është vërtet e nevojshme?
Kur NUK duhet t’i hiqni: 1. Nëse janë të shëndetshëm dhe mishrat rreth tyre nuk janë të skuqura.
2. Nëse kanë dalë plotësisht.
3. anë pozicionuar mirë në fund të nofullës tuaj dhe nuk ndërhyrjnë tek dhëmbët fqinjë.
4. Janë të thjeshtë për t’u pastruar.
Kur DUHET t’i hiqni: 1. Dhëmbët janë plotësisht nën mish dhe nuk mund të dalin. Në të tilla raste formohen ki ste që mund të prishin rrënjët e dhëmbit fqinj.
2. Dhëmbët nuk kanë dalë plotësisht. Keni vështirësi në pastrimin e tyre dhe si rezultat aty do të mblidhen bak tere, që më pas sjellin sëm undjet e gojës.
3. Nëse nuk ka vend mjaftueshëm për dhëmbin tjetër, duhet ta hiqni, ndryshe do të shtrembërojë dhe dhëmbët e tjerë, dhe ne nuk e duam këtë apo jo?
4. Nëse ndjeni dhimbje në zonën rreth dhëmbëve të pjekurisë, duhet t’i hiqni.
5. Mukoza anës gojës në vendin e dhëmballës ju inf ektohet shpesh, kjo është shenjë që duhet t’i hiqni.