Categories
Uncategorized

Almeda Abazì nuk harxhon para per fytyren, perdor kete perberje natyrale qe nga mosha 16 vjeçe

Alemda Abazi është një ish-miss shqiptare, e njohur si Miss Kosovo 2008, e cila ka përfaqësuar Kosovën në konkurse ndërkombëtare. Ajo është e martuar me aktorin turk Tolga Mendi dhe jeton në Turqi.

Sot megjithese ajo jeton e rrethuar mes luksit, ajo zgjedh të përdorë produkte tejet natyrale, duke evituar sa me shume produktet e tjera.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjetin e saj social, një maskë 100% natyrale me përbërës shumë të thjeshtë që përfshijnë:

kafe turke, mjaltë, kos, të verdhë veze dhe pak kanellë që bën magji për fytyrat e thata dhe e bën lëkurën e saj si një bebe.

“Është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën.

Më pëlqen shumë. Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim.”-tha ajo dje në një lidhje Skype për moderatoren e njohur Rudina.