Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen e 81. Vitet kalojnë, por aktori i madh vetëm sa fiton gjithnjë e më tepër dashurinë e publikut shqiptar. Pa të, arti do të ishte më i paplotë, shpirtrat më të varfër.
Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij.
Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që Ndrenika s’i ndau kurrë.
Aktori Arben Derhemi, djali i Robert Ndrenikës në serialin “Njërëz dhe Fate” ka shprehur gjitmonë admirimin për kolegun e tij. Edhe sot në 81-vjetorin e lindjes nuk mungoi një urim zemre nga ai.
“Shekullofsh i madh”, shkruan Derhemi në një foto krah Ndrenikës.