I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura tipike dimri disa gradë nën zero. Në verilindje dhe juglindje janë rikthyer reshjet e dëborës. Në zonat malore të Peshkopisë dhe Dibrës, trashësia e borës arrin në 20 centimetra. Në të gjitha lartësitë mbi 700 m janë angazhuar mjetet borëpastrues me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. […]
