Metereologia, Adiola Bani, nga MeteoAlb, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se edhe gjatë fundjavës, moti do të karakterizohet me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërkohë majat e maleve do të preken nga dëbora e parë.
“Edhe e premtja dhe fundjava do të mbeten me mot të paqëndrueshëm, sidomos në zonat jugor. Edhje gjatë fundjavës, do të ketë rënie të ndjeshme të vlerave termikë, të cilat në zonat malore do të ulen në 3 gradë C, dhe maximuni jo më shumë se 21 gradë C. Ndërkohë në majat e maleve dhe zonën e Alpeve, do të shfaqen edhe flokët e parë të dëborës”.
Për metereologen Bami, reshjet e shiut që nisen sot, janë reshje të munguara dhe të vonuara tashmë, ndërkohë që tetori sipas saj, do të karakterizohet me dy episode të larta të reshjeve të shiut.
“Këto janë reshje të munguara që nga prilli, edhe shtatori poashtu kishte shumë pak prezencë të reshjeve të shiut. Reshjet janë mëse të domosdoshme, zonat që do të marrin më shumë sasinë, janë kryesisht zonat jugore, si Saranda, Gjirokastra, Erseka, Korca, etj.
Pra jo vetëm fundjava, por edhe java që nis do të sjell reshje te cilat do të mbeten prezentë. Gjatë tetorit, presime dhe dy episode të cilat kohë pas kohe do të sjellin reshje shiu, të cilat do të çojnë edhe tejkalimin e normale të reshjeve”.
Sipas Bamit, edhe muaji tetor në rajonin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm dhe të ftoftë e me ulje të temperaturave deri në 17 gradë C./mcntv.al