Monday, 8 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 24 Feb 2026 2 min lexim

Si do te jete moti kete jave? Meteorologia tregon surprizat, rreshjet e bores do te jene prezente

Redaksia 24 February 2026, 10:03 812 views
Si do te jete moti kete jave? Meteorologia tregon surprizat, rreshjet e bores do te jene prezente

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, java ka nisur me mot të kthjellët dhe në përgjithësi do të vijojë në të njëjtën linjë.

Pjesa më e madhe e ditëve do të dominohen nga kthjellime, ndërsa shtimet e vranësirave do të jenë të përkohshme dhe me mundësi shumë të ulët për reshje.

Sipas parashikimit, ditën e martë në pjesën e dytë të ditës priten vetëm momente të shkurtra me flokë dëbore në skajin verior dhe verilindor të vendit.

Pjesa tjetër e territorit do të vijojë me diell dhe vranësira kalimtare, pa reshje domethënëse.

Temperaturat do të kenë luhatje të lehta. Të martën shënohet një rritje me rreth 1 gradë në mëngjes dhe shumë e lehtë në mesditë, duke ruajtur maksimumet rreth 17°C.

E mërkura sjell një rënie të lehtë të temperaturave në mëngjes, por mesdita mbetet e pandryshuar.

Nga e enjtja deri të shtunën temperaturat do të luhaten minimalisht, kryesisht në orët e para të ditës, ndërsa maksimumet do të qëndrojnë mes 16 dhe 17°C.

Edhe të premten dhe të shtunën ekziston rreziku për momente të izoluara me flokë dëbore në veri, por në përgjithësi moti do të mbetet i qëndrueshëm, me dominim të kthjellimeve sidomos në zonat perëndimore.

Në përmbledhje, java do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, temperatura relativisht të buta dhe reshje shumë të kufizuara./shqiptari.net