Me keto 9 ushqìme ju mund te mbanì veshkat tuaja te pastra dhe te mos vuanì me nga keto probleme

Besojmë e dini që veshkat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve nga trupi ynë. Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, diabeti ose arteriet e bllo kuara, mund të zhvilloni sëmundje të veshkave duke i ndaluar ato të bëjnë punën e tyre siç duhet.

Sëmundjet e veshkave mund të vënë në rrezik jetën tonë, kështu që duhet të kujdesemi për to dhe të sigurohemi t’i mbajmë pastër. Duke qënë se organeve tona të brendshme nuk u bëjmë dot skrab,të paktën të kujdesemi që të konsumojmë rregullisht këto 9 ushqime!

Perimet me gjethe jeshile

Nëse mami këmbëngul që ju të hani spinaqin apo sallatat me gjethe jeshile, ajo ka të drejtë sepse e di shumë mirë që ato kanë benefite për veshkat. Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitaminë C dhe K, fibra dhe folate. Ato ulin presionin e lartë të gja kut, balancojnë sheqerin në gjak dhe reduktojnë ngarkesën e veshkave. Dhe ka pafund mënyra për t’i bërë ato pjesë të dietës suaj.

Lëngu i boronicave të kuqe

Ndoshta keni dëgjuar që lëngu i boronciave të kuqe ka shumë benefite për inf eksionet e traktit urinar, por ai ndihmon gjithashtu veshkat. Pirja e këtij lëngu pastron veshkat nga gu rët e njohur si oksalate kalciumi. Sigurohuni që të zgjidhni lëng organik boronicash. Përveçse i dobishëm, ky lëng është edhe shumë i shijshëm.

Shafrani i Indisë

Inflamacioni në trupin tonë është shkak për sëm undje të ndryshme dhe inflamacioni është një prej tyre. Për t’i pastruar veshkat, bëjeni shafranin pjesë të jetës dhe dietës suaj. Ai përmban kurkumin me veti të mëdha anti-infla matore. Është gjithashtu i dobishëm për të luftuar sëmundjet në veshka dhe gu rët në to. Shtojeni në oriz, tek mishi i pulës ose në smoothie.

Mollët

Një shprehje thotë ‘që një mollë në ditë mban mjekun larg’, por kush e respekton vërtet këtë ritual? Mollët janë të pasura plot me fibra të cilat absorbojnë toksinat, duke lehtësuar punën e veshkave. Mollët gjithashtu reduktojnë inflamacionin në trup dhe bëjnë shumë mirë për aparatin tretës. Mos u mendoni dy herë të hani apo jo një mollë.

Hudhrat

Veshkat duhen trajtuar si një tempull në trupin tuaj. Përndryshe, ato bien viktimë e toksinave dhe inflamacionit. Në këto kushte, sigurohuni t’i bëni hudhrat pjesë të dietës suaj. Hudhra përmban alicin e cila ka veti të fuqishme antioksidante dhe anti-infla matore. Të dyja bashkë janë shumë të dobishme për veshkat dhe presionin e gjakut.

Gjethet e radhiqeve

Ndoshta lëngu i radhiqeve nuk ju duket shumë i këndshëm për t’u pirë, por veshkat tuaja e adhurojnë atë. Gjethet e radhiqeve përmbajnë flavonoide—antioksidantë të cilët pastrojnë veshkat tuaja dhe gjakun. Ato reduktojnë gjithashtu presionin e lartë të gjakut. Ato gjenden lehtë nëpër kopshte, bahçe e ara. Mund t’i përdorni të ziera ose në sallata. Nëse vuani nga stresi, një filxhan lëng radhiqesh është mënyra më e mirë për të filluar ditën.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban shumë benefite për trupin, por është gjithashtu i dobishëm edhe për veshkat. Ai zvogëlon kolesterolin në gjak, lehtëson dhimbjet që japin gu rët e veshkave dhe redukton inflamacionin. Gjendet me lehtësi dhe është i përballueshëm në çmim. Zgjidhni vaj ulliri eksta të virgjër premium. Ai nuk ka kimikate të shtuara gjatë procesit të përpunimit.

Lëng limoni

Nëse doni diçka jo vetëm për të pastruar, por edhe për të parandaluar formimin e gu rëve në veshka, mbështetuni tek limoni. Lëngu i limonit rrit nivelet e citrateve, të cilat parandalojnë formimin e gu rëve. Shtry dhni 4 limonë në ujë të ngrohtë ose të ftohtë dhe pijeni këtë përzierje ngadalë gjatë ditës. Thuajuni lamtumirë gu rëve në veshka!

Xhinxher

Xhinxheri është shumë i shijshëm dhe i përdorshëm në gjendje të gjallë, në formë pluhuri, në lëngje, si erëz ose si vaj. Ndihmon kundra të vjellave, dhimbjeve, mungesës së oreksit, lodhjes dhe lufton infla macionin. Duke qenë se infla macioni është shkak për shumë sëm undje të veshkave, integrojeni sa më shpejt xhinxherin në dietën tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *