Aktorja me e vogel e njohur shume per ne, Beren Gokyildiz ose siç e njohim tashmë në serialin turk “Nënë” është bërë një personazh shumë i dashur edhe në vendin tonë.
Roli që ajo interpreton në këtë serial, ka mundur te “thyejë” zemrat e shumë teleshikuesve, pasi ajo shpesh gjendeshe përballë situatave të vështira për moshën e saj, duke i superuar ato sikurse një e rritur dhe me nje rol te perkryer.
Sic e kemi ndjekur, marrëdhënia e “keqe” më nënën reale në serial ka bërë që ajo të kërkojë ngrohtësi diku tjetër, tek mësuesja e saj Zejnep e cila nuk ka hezituar t’i ofrojë ngrohtësi dhe mbështetje, pavarësisht situatave të ndryshme që i ndjekin në vijimësi.
Megjithate kete here po flasim per jeten e vertete te “Melek”, aktorja vetem 8 vjecare qe ka nje familje te mrekullueshme.
Beren është vajzë e vetme dhe për prindërit e saj është bekim.
Nga një vështrim i lehtë në llogarinë e saj Instagram, vihet re marrëdhënia e ngushtë që ajo ka me prindërit e saj, të cilët e ndjekin hap pas hapi në çdo projket, duke u bërë krah i djathtë për të.