Aktori i njohur i serialeve turke, Halit Ergenç është bërë baba për herë të tretë gjatë këtij muaji. Ai dhe bashkëshortja e tij, Berguzar kanë sjellë në jetë një vajzë, fëmijën e tyre të tretë, pas dy djemve.
Ata e dëshironin prej kohësh, prandaj janë shumë të lumtur që ëndrra e tyre u bë realitet. Aktori ka ndarë së fundi për mediat emocionet e të bërit baba i një vajze duke u shprehur se kjo është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur.
“Është diçka e mrekullueshme. Zoti i dhëntë fëmijë kujtdo që dëshiron”, u shpreh ai ai.
Ndërkohë që në rrjet qarkullon një foto e vogëlushes pranë nënës dhe njërit prej vëllezërve të saj.