Prìnderìt dhe mesuesìt e kane ne maje te gjuhes kete shprehje: As mos e çonì me neper mend, pasì

Nga LIRA GJIKA

“Mos lëviz”! Kjo shprehje i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë, madje edhe në rrugë. Të rriturit këtë shprehje e kanë në “majë të gjuhës” dhe nuk u shkon në mend që kjo shprehje, fëmijët i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, se si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur?

Ai, fëmija, akoma nuk është aq i rritur sa t’i jenë formuar mekanizmat mendorë, për të njohur një gjë dhe të mos ketë nevojë të lëvizë.

Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm.

Ai nuk mund të rrijë 5 minuta në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet, që atë e tërheq sepse ka shumë energji, të cilën nuk e përballon dot duke ndenjur.

I duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij. Të rritur, prindër dhe sidomos, ju mësues të klasës së parë, përpiquni të mos e përdorni këtë shprehje me fëmijët. Përpiquni të shmangni bezdinë, që provoni nga lëvizjet e fëmijës.

Përpiquni të jepni një komandë që është e kuptueshme për të, që e ndihmon atë fëmijën, të menaxhojë veten, përndryshe, do ta bëni vetëm konfuzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *