Motì javen qe vjen sjell surprìza, meteorologìa: Ja çfarë prìtet dìtën e hënë dhe të mërkurë

Sinoptikania Lajda Porja parashikon se kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët.

Sipas Porjes, temperaturat maksimale gjatë fundjavës do të rriten deri te 7-8 gradë, ndërsa nuk priten reshje shiu e dëbore.

Sa i përket javës që vjen, sinoptikania theksoi se pritet një javë krejtësisht dinamike, me rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta, por edhe me diell.

“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët. Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius. Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës.

Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta.

Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *