“Me fundin e pandemisë do të jetë edhe fundi i dimrit”, është shprehur meteorologia Tanja Porja duke shpresuar se kjo pranverë do të jetë si ajo e para tre viteve.
Kushtet e motit premtojnë kushte shumë të favorshme, diell dhe temperatura të larta për sot dhe fundjavën.
Përsa i përket ditës së sotme termometri ka shënuar rritje me 2 gradë celcius. Vetëm në zonat e thella malore termometri shënon deri në -2 gradë ndërsa në pjesën tjetër të vendit nuk ka temperatura nën zero.
Mesdita sjell një tjetër rritje me maximume deri në 17 grdaë celcius edhe në zonat malorr 11 deri në 13 gradë maximumi.
Për ditët në vazhdim, kushtet e motit vazhdojnë të jenë të kthjellëta, por dita e hënë do të sjell rreshje në tërritorin shqiptar, por këto rreshje do të jenë të përkohshme.