Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri një analizë të të dhënave të ekonomisë për vitin 2021 dhe janarin e 2022.
Sa i përket rritjes së, çmimeve, Ibrahimaj dhe lajmin e mirë duke deklaruar se çmimi i naftës do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit 2022.
“Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të këtij viti çmimet të stabilizohen. Çmimi i naftës në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit, gjë që solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në vijim, të gjithë parashikimet ndërkombëtare, parashikojnë uljen graduale të çmimit të naftës dhe gazit, duke filluar nga 6-mujori i dytë i këtij viti”, tha ajo.