Receta ìdeale me 4 perberes e krepave : Menyra sì te pregatìsnì brumìn perfekt

Kjo recete eshte e pershtatshme per 2 persona.

Koha e përgatitjes: 5 minuta – Koha e gatimit: 5 minuta

Ta bësh vetë brumin e krepave është një kënaqësi më vete. Shtoji kësaj që mbushjen mund ta bësh me çfarë të duash sipas dëshirës dhe mundësisë. Shijojeni!

INGREDIENTËT

2 vezë

300 ml qumësht

150 gram miell

Pak kripë

Mbushja sipas dëshirës (me çokollatë, banane, biskotë ose me proshutë pule, xaxiq dhe djathë gouda të grirë imët)

UDHËZIMET

1.Në një enë bashkoni vezët, miellin, qumështin dhe pak kripë. I rrihni mirë me një tel elektrik. E lini për 30 minuta mënjanë.

2.Merrni një tigan që nuk ngjit, e lyeni me shumë pak vaj luledielli dhe pasi të jetë nxehur i shtoni një garuzhde nga brumi i krepave.

3.E rrotulloni tiganin në mënyrë që brumi të ketë formë të rregullt rrumbullake.

4.Pas kësaj e hiqni dhe e servirni në një pjatë. Mbushjen mund ta bëni të kripur ose të ëmbël sipas dëshirës./neps.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *