Hulumtimet e mëparshme i kanë lidhur vezët me sulmet në zemrë dhe presionin e lartë të gjakut. Ato janë të njohura gjerësisht për rritjen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer tek të rriturit.
Por tani shkencëtarët thonë se konsumimi i vezëve mund të rrisë vetëm pak nivelet e kolesterolit në gjak. Studiuesit zbuluan gjithashtu se konsumimi i tyre mund të ndihmojnë njerëzit të kryejnë testet më mirë.
Konsumi i vezëve për mëngjes nuk e rritë rrezikun e demencës (çmendurisë), ka zbuluar një studim i ri. Në fakt, konsumi i tyre mund të ndihmojë për të rritur funksionet e trurit, pohojnë tani shkencëtarët, shkruan “Daily Mail”.
Dietën e plotë me kolesterol, hulumtimet e mëparshme e kanë lidhur me sulmet e zemrës, tensionin e lartë dhe shtimin në peshë.
Është e njohur gjerësisht se kushtet të cilat e dëmtojnë zemrën, arteriet apo qarkullimin e gjakut, të gjitha e rrisin rrezikun e sëmundjes Alzheimer.
Por, hulumtimi ka zbuluar se konsumi i vezëve ndikon vetëm pak në nivelin e kolesterolit në gjak.
Studiuesit finlandezë kanë analizuar dietat e 2.497 njerëzve të moshës mes 42 dhe 60 vjeç, të cilët nuk kishin asnjë diagnozë të çrregullimit të kujtesës.
Gjatë një periudhe prej 22 vjet, tek 337 prej tyre ishte zhvilluar një gjendje neurologjike – shumica vuanin nga Alzheimer.
Në një studim, të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, ata gjetën se një e treta e tyre kanë gjenin APOE4.
Ky është një faktor i njohur i rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe demencë.
Por edhe pse dihet që njerëzit me gjenin APOE4 janë në rrezik në rritje të sëmundjeve që u cekën, nuk do të thotë se ato do të zhvillohen.
Autori i studimit, Profesor Jyrki Virtanen, nga Universiteti i Finlandës lindore, tha: “As kolesteroli, as marrja e vezëve nuk janë të lidhura me rrezik më të lartë të çmendurisë ose sëmundjes Alzheimer”.
“Megjithatë, marrja e vezëve është shoqëruar me performancë më të mirë në testet e neuro-psikologjike të lobit frontal dhe funksionet ekzekutive.
“Gjetjet sugjerojnë se një dietë e lartë e kolesterolit ose konsumi i shpeshtë i vezëve nuk e rritë rrezikun e çrregullimeve të kujtesës edhe tek personat të cilët janë të predispozuar gjenetikisht”.
Një vezë e madhe përmban gjashtë gram proteina me cilësi të lartë, antioksidantët lutein dhe zeaxanthin, që gjenden në të verdhën e vezës, si dhe vitaminat E, D, dhe A.
Më pare ishte zbuluar se vitamina E zvogëlon rrezikun e sulmeve të ardhshme të zemrës tek njerëzit me sëmundje të zemrës, ndërsa luteina mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër mbylljes së arterieve.
Kjo vjen pas hulumtimit në nëntor që zbuloi se konsumimi i vetëm një veze në ditë zvogëlon rrezikun e goditjes në tru për 12 për qind.
Shkencëtarët amerikanë gjithashtu zbuluan se konsumimi i vezëve nuk kishte asnjë lidhshmëri me sëmundjet koronare të zemrës – shkaku kryesor i vdekjes në mbarë botën./b.d