Edhe pse kemi hyrë në pranvere, temperaturar mbeten ato të dimrit gjysmën e parë të muajti mars. Mimalja do të jetë deri në -3 gradë celcius në zonat malore.
Ndërsa në ultësirat perëndimore pritet që të luhaten nga 3 deri në 7 gradë celcius vlerat minimale.
Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë rënie edhe javën e ardhshme.
Ato do të shënojnë -5 deri në -7 gradë celcius në zonat malore. Bëhet fjalë për qytetin e Kukësit, Peshkopisë dhe në juglindje Korça dhe Erseka.
Kemi patur një shtyrje stinës të njëra-tjetrës, prandaj jemi ende në pranverë, por me kushtet atmosferike të dimrit, shprehet sinoptikanti Hakil Osmani.
Këto kushte do ta përfshijnë territorin shqiptar në 15 ditëshin e parë.
Por fatmirësisht në 15 ditëshi i dytë do të ndryshojë totalisht tablonë termike dhe kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë më dominante në teritorin shqiptar.
Gjithashtu priten dhe rritja e temperaturave në më shumë se 18 gradë celcius.