Kenì mungese te vìtamìnes D? Sì ta kuptonì dhe cfare shenjash shfaq ajo

Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme që duhet mbajtur në nivel gjithmonë. Sipas NHS, Vitamina D ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup.Këto lëndë ushqyese janë të nevojshme për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

Mungesa e vitaminës D mund të çojë në deformime të kockave të tilla si rakit tek fëmijët dhe dhimbje kockash të shkaktuar nga një gjendje e quajtur osteomalacia tek të rriturit, prandaj këshillohet që të mbahet në një nivel të shëndetshëm. Mjekët këshillojnë që njerëzit të marrin një supplement të vitaminës D gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit.

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D ose që nivelet tuaja janë të ulëta janë:

Ju sëmureni rregullisht

Ndiheni të këpurur dhe të lodhur

Dhimbje kockash dhe shpine

Dhimbje muskulore

Ju mund të rregulloni nivelet e ulëta të vitaminës D duke marrë më shumë rreze dielli, duke ngrënë më shumë peshk të yndyrshëm, duke ngrënë të verdha veze dhe duke marrë suplemente.

Sipas udhëzimeve të NHS, nga fundi i marsit/fillimi i prillit deri në fund të shtatorit, shumica e njerëzve marrin të gjithë vitaminën D që u nevojitet nga rrezet e diellit.

Disa njerëz janë në një rrezik më të madh për të mos pasur mjaftueshëm vitaminë D edhe në muajt e pranverës dhe verës, duke përfshirë këtu edhe njerëzit me lëkurë të errët, ata që nuk dalin shpesh në natyrë, njerëzit në shtëpitë e kujdesit, dhe ata që mbulojnë pjesën më të madhe të lëkurës së tyre kur janë jashtë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i këshillon këta njerëz që të marrin një suplement të vitaminës D jo vetëm në muajt e vjeshtës dhe dimrit, por gjatë gjithë vitit. Fëmijët nga mosha një vjeçare dhe të rriturit kanë nevojë për 10 mikrogramë vitaminë D në ditë.

Kjo përfshin gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, si dhe njerëzit në rrezik të mungesës së vitaminës D. Foshnjat deri në moshën një vjeçare kanë nevojë për 8,5 deri në 10 mikrogramë vitaminë D në ditë. Një mikrogram është 1000 herë më i vogël se një miligram (mg).

Por është e rëndësishme të mos e teproni. Marrja e shumë suplementeve të vitaminës D për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë efekte anësore negative.

Kjo nga ana tjetër mund të shkaktojë akumulimin e tepërt të kalciumit në trup (hiperkalcemia). Kjo mund të dobësojë kockat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën.

Nëse vendosni të merrni suplemente të vitaminës D, 10 mikrogramë në ditë do të jenë të mjaftueshme për shumicën e njerëzve. Mos merrni më shumë se 100 mikrogramë (4000 IU) vitaminë D në ditë pasi mund të jetë e dëmshme për trupin tuaj.

Por nga ana tjetër vitamina D nuk është kurrë e tepërt nëse ekspozoheni në rrezet e diellit. Mjafton të mos harroni që të mbuloni lëkurën me kremëra nëse qëndroni në diell për periudha të gjata në mënyrë që të shmangni dëmtimin e lëkurës dhe kancerit të lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *