Dita e sotme dhe fundjava mbeten në mbizotërimin e motit të vranët ku pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zona perëndimore ndërsa pritet të kemi prezencë të flokëve të dëborës në zonat malore.
Herë pas here do kemi edhe rebeshe shiu gjatë ultësirës përendimore, bëhet fjalë për të shtunën pasdite dhe pjesën e parë të ditës së diel.
Edhe pse kemi hyrë në pranvere, temperaturar mbeten ato të dimrit, minimalja do të jetë deri në -3 gradë celcius në zonat malore.
Ndërsa në ultësirat perëndimore pritet që të luhaten nga 3 deri në 7 gradë celcius vlerat minimale.
Maximumet do të shënojnë 13 gradë celcius dhe i përket ditës së diel.
Edhe fillim java e ardhshme pritet të jetë e mbizotruar nga reshjet, edhe pse në sasi të vogla ato do të jenë prezente herë pas here.
Bëhet fjalë për reshje shiu në zonat e ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore, bëhet fjalë për zonat veri lindore dhe jug lindore.
Gjithashtu temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë rënie. Ato do të shënojnë -5 deri në -7 gradë celcius në zonat malore.
Bëhet fjalë për qytetin e Kukësit, Pëshkopisë dhe në juglindje Korça dhe Erseka.
Kemi patur një shtyrje stinës të njëra-tjetrës, prandaj jemi ende në pranverë, por me kushtet atmosferike të dimrit, shprehet sinoptikanti Hakil Osmani.