Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në Amerikë, këto çrregullime janë sëmundjet mendore më të zakonshme, duke prekur 40 milionë të rritur ose 18% të popullsisë së SHBA.
Çrregullimet e ankthit janë të shërueshme, por shumë njerëz nuk e kuptojnë nëse po vuajnë nga një formë e tillë çrregullimi.Ndjenja e ankthit është një emocion që shumica e njerëzve përjeton kohë pas kohe.
Për dikë që vuan nga një çrregullim mendor i këtij lloji, ndjenja e ankthit është kaq e madhe saqë mund të ndërhyjë në aftësinë e tyre për të udhëhequr një jetë të lumtur. Ka disa lloje të çrregullimeve të ankthit ashtu si dhe shumë trajtime.
Shkaku apo shkaqet e sakta të çrregullimeve të ankthit janë ende duke u studiuar, por hulumtuesit besojnë se shumë prej këtyre çrregullimeve janë shkaktuar nga një kombinim faktorësh.
Studimet kanë treguar se situatat stresante mund të ndryshojnë mënyrën se si qelizat nervore transmetojnë informacion nga një rajon i trurit në tjetrin, ndaj eshte shume e rendesishme qe njerezit qe vuajne nga ankthi apo depresioni te trajtohen per te mos degraduar me tej.
Vitamina kundër ankthit
Ndonëse ka disa qasje të ndryshme për trajtimin e ankthit, siç janë këshillimi, terapia relaksuese dhe ndryshimet në dietën dhe mënyrën e jetesës, shumë prej njerezve që vuajnë nga çrregullimet mendore te formave te lehta përdorin medikamente.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se një vitaminë e vetme mund të bëjë mrekulli për këta njerëz. Niacin, ose Vitamina B3 është një nga vitaminat e kompleksit të tretshëm në ujë.
Është thelbësore për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe metabolizmin e energjisë.
Niacina ka aftësinë për të relaksuar arteriet duke rritur diametrin e tyre e në këtë mënyrë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Kjo vitaminë gjithashtu rrit nivelin e HDL *kolesteroli i mirë, duke reduktuar nivelet e LDL për të përmirësuar më tej shëndetin kardiovaskular. Niacina eliminon adrenalin e tepërt nga organizmin dhe rregullon hormonet.
Marrja e përditshme e rekomanduar e niacinës ndryshon sipas moshës dhe gjinisë, prandaj konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor para se të merrni ndonjë shtojcë te tillë.