Avokat Spartak Ngjela komentoi mbrëmjen e djeshme zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën në 6 bashki të vendit. Sipas Ngjelës, Rama dhe Berisha e futën ‘në kurth’ Bashën në bashkinë e Durrësit.
Ngjela e konsideron turp kombëtar në qoftë se kandidati i Berishës arrin të fitojë në Bashkinë e Shkodrës.
Pyetje: A mund të pritet një dorëheqje nga Basha, ose të paktën një retorikë pranuese e rezultatit të zgjedhjeve?
Ngjela: Duhet ta presim diçka të tillë, ç’na gjeti ne për 2 ditë. Do kuptojmë sesi do flasin palët dhe më pas do bëjmë interpretimin.
Shkodra dhe Durrësi janë teste për zgjedhjet e ardhshme. Në Shkodër, do ketë krizë, ua thashë arsyen përse. Nëse do kishin marrë pjesë socialistët do ishte ndryshe.
Nëse ky dyshimi im në Shkodër rezulton i vërtetë, kjo është për të vënë duart në kokë.
Rama e do Berishën se nuk ka vota. Nuk fiton kurrë PD me Berishën. Bashës i kanë përçarë partinë, le ta hiqnin por brenda strukturave jo me urdhrin e Saliut.
Ky është turp kombëtar more, të dalë përballë Amerikës tani sepse është shpallur non-grata.