Tuesday, 14 July 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 7 Mar 2022 1 min lexim

Largohen rreshjet dhe rìkthehet ì ftohtì artìk ne vend, dìta kur prìtet te vìj

Redaksia 7 March 2022, 11:14 2,520 views
Largohen rreshjet dhe rìkthehet ì ftohtì artìk ne vend, dìta kur prìtet te vìj

Sot edhe nesër mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Por ndryshe nga fundjava, reshjet do të jenë shumë më të pakta.

Përmirësimi do të vijojë që nesër pasdite dhe më pas ditën e mërkurë reshjet izolohen në jug dhe juglindje dhe deri në fundjavë do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Por nuk do të ndodh e njëjta gje me vlerat termike.

Do të ketë prezencë dielli në teritorin shqiptarë, por ditë shumë të ftohta. Nga dita e mërkurë do të kemi ndërprerje të reshjeve.

Pra një dimër tipik presim nga e mërkura deri në mesin e javës së ardhshme, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Në zonat malore reshjet gjithashtu do ta ndalen, por problematike do të jenë ngricat pasi moti do të jetë i kthjellët, por i thatë dhe i ftohtë.