Sot edhe nesër mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Por ndryshe nga fundjava, reshjet do të jenë shumë më të pakta.
Përmirësimi do të vijojë që nesër pasdite dhe më pas ditën e mërkurë reshjet izolohen në jug dhe juglindje dhe deri në fundjavë do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Por nuk do të ndodh e njëjta gje me vlerat termike.
Do të ketë prezencë dielli në teritorin shqiptarë, por ditë shumë të ftohta. Nga dita e mërkurë do të kemi ndërprerje të reshjeve.
Pra një dimër tipik presim nga e mërkura deri në mesin e javës së ardhshme, bën me dije meteorologia Lajda Porja.
Në zonat malore reshjet gjithashtu do ta ndalen, por problematike do të jenë ngricat pasi moti do të jetë i kthjellët, por i thatë dhe i ftohtë.