Shumë persona kanë dëshirë që menjëherë pas bukës të ndezin një cigare.
Sidomos në vendin tonë kjo dukuri është e pranishme tek shumë persona. Por, një gjë të tillë nuk duhet ta bëni kurrë pasi rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.
Sipas ekspertëve, nëse pini cigare menjëherë pas bukës i dëmtoni seriozisht mushkërit tuaja.
Nëse pini duhan, prisni të paktën një orë pas ngrënies për të ndezur një cigare.
Nikotina prezente tek duhani lidhet me aksesin e oksigjenit në tretje, duke bërë që trupi të thithë më shumë elemete kancerogjene se normalja.
Sipas studimeve, një cigare menjëherë pas buke është sa dhjetë cigare njëherësh. Gjithashtu rrit shanset e kancerit të zorrëve dhe mushkërive.