Masat e ftohta kanë depërtuar në teritorin shqiptar që vinë nga verilindja e europës duke sjellë një mot të ftohtë. Temperaturat per diten e sotme kanë vijuar të ulëta ku në zonat malore janë -4/-5 gradë, në zonat e thalla dhe më të ulëta shkojnë deri në -8 gradë.
Përsa i përket vlerave maksimale termometri sot do të ngjitet jo më shumë se 11 apo 12 gradë. Ndërkohë moti do të jetë kryseisht me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura të cilat do të jenë të pranishme në të gjithë teritorin.
Më të fokusuar në zonat veri-lindore duke sjellë dhe reshje të izoluara dëbore.
Rrezikohen edhe qarku i Elbasanit dhe rrethinat e Tiranës, nga momente me flokë dëbore. Përsa i përket erës, mbetet problematike në orët e vona të mbrëmjes kur është një erë e ftohtë verilindore duke bërë që i ftohti të ndjehet më shumë.
Dita e nesërme do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që ultësira perëndimore të jetë në ndikimin e kthellimeve dhe vranësirave të pakta.
Po ashtu edhe zonat malore nuk priten që të kenë reshje, megjithatë vranësirat do të jenë të pranishme, bën me dije metorologia Lajda Porja.
Dita e premte do të jetë edhe dita më e ftohtë e kësaj jave duke qenë se termometri do të pësojë sërish rënie. Ku në zonat të thella malore zbresin deri në -9 apo -10 gradë celcius dhe maksimalet jo më shumë se 11 gradë.