Receta ìdeale e kekut pa veze : Pregatìtenì kete fundjave per te bere bashke gjìthe famìljen

Keku është një nga ëmbësirat që e pëlqen e gjithë familja dhe që nuk do shumë kohë për t’u përgatitur. Ja si të përgatisni një të tillë, pa përdorur vezë dhe gjalpë, duke ruajtur shijen e mrekullueshme.

Çfarë ju nevojitet:

1 filxhan vaj, 2 filxhanë ujë të vakët , 3 filxhanë miell , 5 lugë gjelle kakao , 250 gr sheqer , 20 gr pluhur për pjekje , 1 lugë kafe sodë, 1 lugë gjelle uthull , 1 lugë kafe ekstrakt vanilje , Lëng dhe lëkurën e një portokalli të grirë në rende
Çokollatë , Fruta të thata , Biskotë , Sheqer pluhur.

Përgatitja:

Hapi 1

Në një enë përzijeni ujin me sheqerin, vaniljen, vajin dhe uthullën.

Hapi 2

Shpërbëni sodën te lëngu i portokallit dhe shtojeni tek përzjerja. Përzjeni miellin me kakaon dhe pluhurin pjekës në një enë tjetër dhe shtojeni gjithashtu tek përzjerja e parë.

Hapi 3

Në fund shtoni lëkurën e portokallit.

Hapi 4

Përzjerja do të jetë e lëngshme, por ashtu duhet të jetë. Mos u shqetësoni.

Hapi 5

Piqeni në një formë që më parë e keni lyer me miell dhe vendosi në furrë për 50-60 minuta.

Hapi 6

Nëse dëshironi, kur të ftohet, mund ta shërbeni me çokollatë të shkrirë, fruta të thata, sheqer pluhur etj.

Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *