Ky është aparati i vogël që të gjithë e kemi në shtëpi por që ua “zbraz” xhepat në fund të muajit
Pajisja që ju furnizon me in ternet, ose siç njihet ndryshe ruteri, është aparati që harxhon më shumë energji elektrike në gjendjen stand-by.
Një studim i “Ecotricity” në Britaninë e Madhe tregon se mes pajisjeve që kemi në shtëpitë tona si televizori, kompjuteri, printeri apo paketat digjitale në gjendje të fjetur, ruteri është aparati që “thith” më shumë korrent.
Nga kërkimi rezultoi se pajisja e internetit edhe pse jo në gje ndje pune harxhon 28 euro në vit, më shumë nga të gjitha aparatet e tjerë.
Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që gjatë natës, është mirë që këto aparate të fiken, gjithmonë nëse ato nuk ju cenojnë shërbimin televiziv për mes int ernetit apo telefonin tuaj.
Në vendin e dytë është Printeri (laser) me rreth 26 euro në vit e ndjekur nga paketa satelitore më po të njëjtin shpenzim.