Categories
Uncategorized

Mjekja njohur: Ne keto dìte te nxehta vere, keto 3 ushqìme duhet tì shmangìn personat qe kane probleme me kockat

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale kanë ndjeshmëri më të shtuar se pjesa e tjetër e popullatës ndaj ndryshimeve të temperaturës, qoftë uljes së menjëhershme të tyre, po ashtu edhe rritjes së temperaturave.

Një kyç i cili ka një kërc të dëmtuar, të zhveshur, i cili lejon ekspozimin e strukturave nën të siç është kocka, apo mbaresat nervore.

Në temperatura të larta nxit më shumë inflamacionin duke shtuar dhimbjen tek pacienti.

Mjekja reumatologe, Ilektra Xhafa thekson se konsumimi i shtuar i mishit të kuq, apo produkteve të detit, pijeve alkoolike, birrës, çon në shtimin e acidit urik mbi një vlerën e caktuar.

E cila më pas çon akumulim në kyçe, kryesisht në bazën e gishtit të madh të këmbës, duke çuar në skuqje, ënjtje, dhimbje, vështirësi në lëvizje.

Nëse kjo situatë bëhet kronike mund të përhapet dhe në kyçe të tjera.

Dr. Ilektra Xhafa, u bën thirrje të gjithë pacientëve të cilët kanë inflamacion, dhimbje dhe skuqje të kyçeve.

Të qëndrojnë në shtëpi sidomos pas orës 9 të paradites, deri në orën 3 të drekës, femrat në moshë riprodhuese që kanë sëmundje të indit lidhor

Të evitojnë ekspozimin në diell dhe të përdorin krem me faktor mbrojtës në zonat e ekspozuara, gjithashtu grupmoshat mbi 55 vjeç të qëndrojnë në shtëpi.

Të konsumojnë lëngje, të veshin rroba të lirshme dhe të realizojnë disa ushtrime aerobike për të shmangur ngurtësimin më tej të kyçeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *