Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për helmimet nga ushqimet gjatë verës.
Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa nga ushqimet që kanë më shumë gjasa të krijojnë helmim.
Sipas profesorit, duhet të bëjmë kujdes me ëmbëlsirat, akulloret apo frutat e perimet.
“Gjatë periudhës së verës ne duhet të bëjmë kujdes shumë me disa produkte, të cilat janë shumë të predispozuara për të na sjellë helmim.
Edhe këtu futet kryesisht qumështi, veza, ëmbëlsirat dhe sidomos frutat e kalbura. Shpeshherë ne nuk i kushtojmë kujdesin e duhur dhe e skuqim një vezë tani dhe duam ta hamë mbasdite, ose të nesërmen.
Vjen ditëlindja e dikujt, hamë një të prerë nga torta e tij, qoftë dhe për respekt dhe themi: ‘Jam si i fryrë, do ta ha më vonë’, dhe harrojmë e hamë të nesërmen ose të pasnesërmen.
Nga ana tjetër, amvisat ose kuzhinierët nëpër restorante kanë në dorë shumë dhe për çudinë time kur e kam mësuar. Një nga elementët që ndikojnë shumë janë dërrasa e grirjes dhe thika. Pse ndikojnë? Sepse aty grijmë ne mishin, perimet, frutë apo diçka tjetër.
E lajmë ose nuk e lajmë shpeshherë mirë. Ato duhen larë me ujë të valuar dhe thika. Restorantet nuk kanë kohë, por duhet të përdorin nga një të veçantë për gjithsecilën.
Nga ana tjetër një nga përbërësit e rrezikshëm janë akulloret, si ato të përgatitura dhe të mbajtura në kushte jo të mira, ashtu dhe akulloret dhe ëmbëlsirat e akulloret të përgatitura prej shumë kohësh që na serviren në një periudhë të caktuar.
Një rëndësi shumë të madhe për të mos u helmuar nga ushqimet është edhe mospërzierja se këtu një anë është helmimi ai që na shfaqet me të vjella, me diarre, me djersë, me temperaturë, nga një herë dhe me puçra. Ne duhet të kujdesemi që kjo të mos na ndodh”, tha ndër të tjera Gjeta.