Po Shqìperìa a do te preket? Destabìlìzìm ì motìt ne Ballkan me rrufe dhe cìklone

Temperatura ekstreme kanë pushtuar gjithë Evropën. Megjithatë një ciklon depërton drejt verilindjes së kontinentit nesër dhe në kuadër të tij një front i fuqishëm i ftohtë ajror arrin deri në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar destabilizim të motit dhe ulje të temperaturave.

Por fronti nuk do të sjellë reshje në Shqipëri, me përjashtim të disa zonave në veri dhe lindje të vendit ku priten rrebeshe afatshkurtra lokale shiu të dielën.

Fronti pritet të sjellë reshje intensive shiu dhe rrebeshe të fuqishme me breshër në Bosnjë dhe Hercegoinë, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa me ardhjen e tij në Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi për breshër, më të theksuara në veriperëndim, veri dhe verilindje të Republikës së Kosovës.

Para ardhjes së frontit do të jemi nën ndikimin e masave mjaft të nxehta ajrore para-frontale dhe erërave të nxehta nga jugperëndimi, ndërsa me ardhjen e frontit do të fillojnë të fryjnë erëra kalimthi të fuqishme nga veriperëndimi, e pastaj nga veriu e verilindja të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme nesër pasdite vonë dhe gjatë natës ose mëngjesit të së dieles priten në veriperëndim, veri dhe verilindje të Kosovës, por lokalisht edhe në pjesë tjera të vendit tonë, ndërsa rrebeshet më të fuqishme nga ky front pritet të ketë që nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.

Rrebeshe të izoluara priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa më së paku reshje priten në Shqipëri dhe disa vise të Kosoves dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të ketë rajone pa asnjë pikë shiu.

Ky front do të japë fund valës mjaft të fuqishme të nxehtësisë në Ballkan, ndërsa do ta dobësojë në viset tjera si në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Pra, para nesh mot i ndyshueshëm, fillimisht mjaft i nxehtë dhe me erëra të nxehta, pastaj ndryshim gradual, shtim i vranësirave pasditen e vonshme të së shtunës dhe rrebeshe shiu vetëm në disa rajone.

Të dielën mot më i këndshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe rrebeshe ose riga lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *