Ditët e fundit, territori shqiptarë ka qenë nën ndikimin e rrymave ajrore të paqëndrueshme. Vendi do të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike edhe për disa ditë, konkretisht deri në fund të kësaj jave.
Edhe ditën e sotme në vend do të mbizotërojnë kthjellimet dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Është dita e nesërme ajo që sjell reshjet e shiut në vend. Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Këto reshje parashikohen të përshkojnë vendin edhe ditën e shtunë për të ardhur në intesitet më të ulët ditën e diel.
Përsa i përket temperaturave, kjo javë parashikohet në zona malore 15 deri 29°C , në zona e ulëta 16 deri 36°C dhe në zona bregdetare 19 deri 34°C.
Për të prekur përciptas edhe javën e ardhshme, ajo parashikohet të risjell verën në vend. Reshjet e shiut pritet të tërhiqen dhe temperaturat të rriten me 3-4 gradë celius duke arritur maksimalja në 38°C./albeu.com/