Dita e sotme do të vazhdojë të ketë reshjet prezente, në sasi pak më të lartë se një ditë më parë. Kemi bregdetin i cili është edhe më problematik përsa i përket kushteve të motit. Gjatë gjithë ditës do të jetë i vrenjtur. Shpesh herë do të ketë prezencë të reshjeve. Rrebeshe pritet në zonat veri-perëndimore. Pikërisht e njëta zonë ku me epiqendër Shkodrën ku ka rënë 4fishi i reshjeve mujore.
Pra nga 125 mm që është norma e shtatorit, kanë rënë rreth 400 mm gjatë këtij muaji.
Megjithatë mesdita mbetet e nxehtë. Maksimumi shënon 27-28 gradë celius në rang territori. Por gjithashtu edhe mëngjesi ka qenë mjaft i ngrohtë, bën me dije Tanja Porja.
Fundjava që kemi para pritet të sjellë “sistemimin” e kushteve atmosferike. E shtuna është gjithashtu nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut pothuaje në të gjithë territorin. Është dita e diel ajo që laqrgon reshjet e shiut, por vranësirat do të jenë të pranishme.
Për të nisur javën e ardhshme që është edhe e para për muajin tetor, me largimin e reshjeve dhe mbizotërimin e kthjellimeve.
Ndërkohë përsa i përket temperaturave do të jenë të njëjta edhe për javën e parë të tetorit. Temperaturat makimale në rang territori pritet të jenë 24-25 gradë nderkohë që edhe mëngjeset nuk do të jenë të ftohta, me rreth 11-12 grdë celucius./albeu.com/