Tetori parashikohet të nisë më mot të qëndrueshëm. Këtë e bëri të ditur sinoptikani Hakil Osmani nga MeteoAlb në një lidhje direkte për Klan News. Sinoptikani Osmani është shprehur se pritet që fillimjava të jetë nën dominimin e një moti të qëndrueshëm. Përsa i përket fundjavës, sinoptikani Osmani ka treguar se mesnata e së shtunës do të sjellë rreshje, por kjo do të jetë kalimtare pasi sipas sinoptikanit pritet që dita e dielë të sjellë mot të mirë.
Hakil Osmani: Dita e sotme mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në orët e para të ditës dhe të kalimeve të vranësirave. Parashikohet që vranësirat do të jenë disi më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.
Përsa i përket temeperaturave të ajrit, ditën e sotme, pritet që maksimumet të ngjiten deri në 28 Gradë Celsius në qytetet e Ultësirës Perëndimore. Duke filluar nga orët e mbrëmjes dhe dita e shtunë pritet të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta. Parshikohet që këto vranësira të pësojnë zhvillime në pjesën e dytë të ditës duke krijuar hapësira për reshje të pakta shiu.
Parashikohet që mesnata e shtunës parashikohet të sjellë një intensifikim të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të jetë në formën e rrebesheve.
Për fat të mirë, do të jetë një situatë kalimtare pasi që në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit, i cili do të jetë prezente gjatë gjithë ditës së dielë. Po ashtu edhe fillimjava parashikohet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm.
Por si do të jenë temperaturat këtë fundjavë dhe fillimin e javës tjetër?
Hakil Osmani: Gjatë kësaj fundjave pritet që të kemi një rënie me 2 Gradë Celsius të tyre duke bërë që maksimumet të zbresin në 26 gradë Celsius në orët e mesditës, ndërsa minimalet në zonat malore nuk do të zbresin më shumë se 9 gradë Celsius, duke bërë që temperaturat maksimale të jenë në 2 gradë më të larta se normale përsa i përket muajit Tetor.
Fillimjava parashikohet të jetë nën dominonim e motit të qëndrueshëm. Minimalet në qytetet e zonave malore, duke bërë që temerperaturat të jenë më të larta se normalet përsa i takon muajit Tetor./tvklan.al