Nëse keni vërejtur që fshesa me korent nuk punon mirë, mos u shqetësoni, ka një zgjidhje. Nuk është e nevojshme të blini fshesë të re menjëherë. Gjithashtu nuk është e nevojshme ta çoni te mjeshtri, sepse mund ta riparoni vetë, e rëndësishme është vetëm të ndiqni këta hapa dhe fshesa me korrent do të jetë si e re.
Fillimisht hapni pjesën e fshesës me korent ku është e vendosur qesja e pluhurit.
Kushtojini vëmendje gomës në kapak. Kjo gome, kur kapaku mbyllet, duhet të krijojë kontakt me gomën në qesen e pluhurit dhe të jetë e mbyllur hermetikisht.
Në këtë rast, në gomë krijohen shtresa pluhuri, të cilat në disa vende janë edhe deri në një milimetër të trasha.
Prandaj, dy gomat nuk puthiten mirë me njëra-tjetrën dhe motori, në vend që të thithë ajrin nëpërmjet zorrës së fshesës, thith ajrin midis këtyre dy gomave, gjë që redukton ndjeshëm fuqinë e pastrimit.
Një gjë e ngjashme mund të ndodhë në pjesën e gomës të qeses së pluhurit. Përdorni një leckë të lagur për të hequr depozitat e forta nga goma dhe bëni të njëjtën gjë në qesen e pluhurit.
Pas kësaj, është e nevojshme të pastroni filtrat që ndoten pas përdorimit të zgjatur të fshesës me rrymë. Hiqni filtrin e thithjes nga kutia dhe bëni të njëjtën gjë me filtrin që pastron ajrin që del nga fshesa.
Të dy filtrat duhet t’i shkundni mirë dhe më pas t’i lani me ujë dhe detergjent (mund të vendosni edhe të rinj nëse i keni). Lërini të thahen mirë dhe më pas vendosini në vend.
Kur ndizni fshesën me korent, do të shihni se ajo funksionon sërish si e re – fshin mirë dhe nuk nxehet. Nëse ende nuk funksionon, telefononi një riparues ose është koha për të blerë një të re.