Categories
Uncategorized

Keto jane 3 ushqìmet qe sìpas studìmeve tregojne se ndìhmojne melçìne per tu pastruar dhe larguar dhjamìn

Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Mëlçia ka disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit;

Prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Kequshqyerja apo ushqime të caktuara mund të çojnë në keqfunksionimin e saj, por ushqimet e duhura do ta ndihmojnë mëlçinë të detoksifikohet dhe të funksionojë normalisht.

1.Qitro: Ky frut është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyer në pastrimin e mëlçisë.

Një nga flavonoidet në grejpfrut, ‘naringenin’ (qitro), ka në përmbajtjen e vet një përbërës, që e bën mëlçinë ta dj egë dhjamin, në vend që ta depozitojë atë.

2.Qepët dhe hudhrat: Ushqimet e pasura me sulfur kanë një nga llojet kryesore të molekulave, të përdorura për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë nga një gamë e gjerë toksinash.

Ushqime, si: qepët, hudhrat dhe të verdhat e vezëve futen në këtë kategori.

Hudhra përmban allicin dhe selen, të cilët janë provuar se mbrojnë mëlçinë nga mbingarkesat toksike.

3.Shafrani i Indisë: Shafrani i Indisë mbron mëlçinë nga veprimi i agjentëve toksikë dhe madje rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë.

Shafrani i Indisë, gjithashtu rrit prodhimin biliar (një lëng tretës që prodhohet nga mëlçia) dhe “pluhura” -ilaçe të mëlçisë, të dobishme për ata që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *