Dr. Sonila Brati, mjeke pediatre ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për virozat e stinës te fëmijët. Mjekja theksoi se me fillimin e shkollave ka pasur dhe shtim të rasteve, kryesisht të fëmijëve që shkojnë në çerdhe apo kopësht për herë të parë.
“Që nga fillimi i shkollave kemi pasur shtim të rasteve dhe numër vizitash. Fëmijët e çerdheve dhe kopshteve janë evidentuar fillimisht. Ajo që është karakteristikë është temperature e lartë 39 deri në 40, që zgjat deri në katër ditë. Pastaj dominojnë dhe inf eksionet e rrugëve të sipërme respiratore.
Gjithashtu dhe bajamet, infeksione të rrugëve të poshtme, ale rgji apo diarre dhe të vjella.”, tha Dr. Brati. Ajo shtoi se prindërit duhet të shqetësohen kur temperatura është mbi 39 dhe nëse kanë përdorur antipiretikë dhe përsëri temperatura nuk është ulur, duhet të drejtohen te mjeku.
“Shpesh ndodh që temperatura e lartë nuk ulet në kushte shtëpie duke përdorur antipiretikët e duhur. Kjo përbën alarm dhe frikë dhe prindërit drejtohen në urgjencë. Nëse fëmija ka temperaturë të lartë deri në 40, duhet të vijë te mjeku por nëse është 38, mirë është që të mbahet ditën e parë në shtëpi.“, tha ajo.
Ajo shpjegoi se duhet treguar kujdes pasi temperatura e lartë mund të dëmtojë trurin e fëmijës. Ndërkaq, ajo shtoi se duhet shmangur gabimi që bëjnë një pjesë e madhe e prindërve, të cilët përdorin paracetamolin apo ibuprofenin pa kriter.
“Antipiretiku si paracetamoli duhet të jepet mbi 38, asnjëherë më pak. Për një fëmijë deri në 3 vjeç, temperatura 37 e gjysmë është normale dhe nuk duhet shqetësuar. Kohëzgjatja nga njëri paracetamol te tjetri duhet të paktën 4 deri në 6 orë.
Ndërsa ibuprofeni, që duhet të jepet kur temperatura është mbi 39, duhet të përdoret nga 6 deri në 8 orë. Antibiotikët kanë një dëm të madh nëse përdoren që ditën e parë dhe vetëm me një temperaturë të vetme. Prindërit duhet ta japin antibiotikun në raste inf eksionesh bak teriale.
Një situatë virale zgjat deri në 4 ditë me një temperaturë të lartë që më pas zbehet. Nëse nuk dominohet temperatura, dhe ka një inf eksion tjetër, padiskutim që antiobiotiku është e domosdoshme.“, përfundoi doktoresha.