Kìme me veze: Pothuajse çdo famìlje shqìptare e pelqen kete recete te thjeshte

Përbërësit: 500 g mish të gr irë, 7 kokrra qepë, 4-5 thelpinj hudhër, 2-3 lugë gjelle salcë domate + 1 lugë gjelle ajvar speci (opsinale), 1 lugë narden kumbulle (opsionale), gjethe dafine, kripë, rigon, spec i kuq pluhur, piper, vaj ulliri dhe 4-5 vezë.

Përgatitja: Kjo recetë përgatitet në zj arr të ulët pasi sasia e qepëve duhet të karamelizohet mirë. Presim qepët për së gjati imët dhe në një tigan të thellë me vaj ulliri i skuqim ngadalë me pak kripë dhe piper.

Pasi qepët janë bërë si të shkrifta, shtojmë mishin e gr irë(ose copat e mishit) dhe japim skuqje bashkë me qepët lehtë.

Më pas shtojmë hudhrat dhe gjithë erëzat. Pasi janë skuqur mirë së bashku shtojmë salcën e domates dhe ajvarin nëse dëshironi. E trazojmë mirë, shtojmë pak kripë dhe pak ujë.

Dhe e lejmë për 5 minuta aq sa formohen bulëza. Kontrollojmë mëse kripa është fiks dhe më pas gjellën e hedhim në tavë normale ose në tigan furre. E mbulojmë sipër me letër alumini dhe e vendosim furrë 180 C për 30 min.

Nga fundi hapim gropat në gjellë dhe hedhim vezët dhe i mbulojmë me kapak dhe i lejmë 10-15 minuta varësi sa të pjekur e doni vezën! Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *