Përbërësit: 750ml qumësht, 1 vezë, 180gr nisheste, 180gr sheqer, 100gr sheqer, plus 3 vezë, plus 180gr sheqer, 1 sheqer vanilje, 160gr miell, 1 pluhur për pjekje, 2 lugë gjelle kakao, 200ml hoplla, 100gr çokollatë për gatim.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 750ml qumësht, 1 vezë, 180gr nisheste, 180gr sheqer dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me qumësht në temperaturë mesatare deri sa të bëhet një krem i trashë.
Më pas e largojmë enën nga zjarri e hedhim me një enë tjetër kuzhine dhe sipër e mbështjellim me qese kuzhine më pas e lëmë ashtu që të ftohet për 30 minuta.
Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 3 vezë, 180gr sheqer, 1 sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me mikser për pak minuta deri sa të fitojmë një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë 160gr miell, 1 pluhur për pjekje, 2 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë masën mirë me mikser.
Më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta.
Pasi të piqet ëmbëlsira, me anë të një piruni ia largojmë korë sipër ashtu siç e shikoni në video. Më pas thërrmijat që ia kemi larguar petës sipër i hedhim në një enë kuzhine.
Pastaj me një enë tjetër kuzhine shtojmë 200ml hoplla dhe e përziejmë me mikser deri sa të bëhet një krem i trashë, tek hoplla shtojmë masën tjetër të kremi që e kemi lënë të ftohet më parë dhe e përziejmë mirë me mikser së bashku me hopllan.
Më pas hedhim sipër ëmbëlsirë gjysmën e masës nga kremi, sipër kremit hedhim thërrmijat e ëmbëlsirës që ia kemi larguar më parë dhe sipër tyre edhe gjysmë tjetër të kremit.
Krejt në fund shkrijmë çokollatë kuzhine për gatim me pak qumësht në temperaturë të ulët, më pas çokollatën e shkrirë ia hedhim ëmbëlsirë sipër. Më pas ëmbëlsirën e presim në copëza katrore dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!/pergatit.com