Aktorja e shquar shkodrane e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen e saj të 79-të. Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër. Ajo është një aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti.
Nuk ka munguar as një urim nga ky i fundit për partneren e tij të jetës.
“Ta gezosh diten e lindjes Roza ime”, është shprehur ai.
Roza Anagnosti filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe ishte vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963), për të vijuar me një karrierë të suksesshme vitet në vazhdim.
Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”. Ne i urojmë që të festoje dhe sa më shumë vite të tjera.