Nëpër rrugët e Tiranës shikon nëna të veshura me mëngë të shkurtra sepse kanë vapë, ndërsa fëmijët i veshin me xhupa dhe kapuç, pasi kanë frikë se fëmijët mund të sëm uren. Më mirë të veshur trashë se “nuk i gjen gjë”. Po a është e vërtetë kjo mënyrë të menduari, se po e veshëm trashë fëmijën i shpëton sëm undjeve? Jo kjo nuk është e vërtetë.
Veshja e trashë e bezdis fëmijën dhe është e dëmshme edhe në dimër, e jo më në kohë të ngrohtë. Veshja është një “mjet” i shpikur nga njeriu dhe është një gjetje shumë inteligjente.
Njeriu duke patur një trup të zhveshur, jo të mbuluar me gëzof si gjitarët e tjerë, nuk e ka të lehtë të përballojë luhatjen e temperaturës së ambientit, e cila duhet për zhvillimin e proceseve normale fiziologjike dhe jetike.
Njeriu me anë të veshjes ndihmon qendrën trunore të temperaturës të funksionojë normalisht pavarësisht stinëve.
Gjithashtu, një veshje jo e përshtatshme, pengon lëkurën në proceset e saj për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e organizmit si fizikisht, po ashtu edhe psiko-emocionalisht. Veshja nuk mund të përdoret me idenë e fri kës nga sëm undjet.
Veshja duhet të jetë e shëndetshme dhe e rehatshme, në të kundërt, kthehet në një faktor më shumë që ushqen bezdinë dhe fri kën e njeriut nga natyra dhe jeta.