Nese deshironi qe femijet tuaj te fillojne diten ne menyre te shendetshme, ofrojuni nje mengjes me qumesht, drithra te cilet permbajne tershere dhe pak fruta te thate.
Largojme nepsin
Tershera permban shume lloje vitaminash dhe ne sasi te konsiderueshme, si dhe lende inorganike, per te cilat femijet kane vecanerisht nevoje, qe te gezojne nje shendet te mire. Per me teper, duke shtuar tersheren ne ushqimin e femijes tuaj, parandaloni nepset e panevojshme dhe deshiren e tepruar per embelsira.
Tershera permban fibra te tretshme, te cilat i japing asaj indeks glicemik te ulet. Kjo do te thote qe ndihmojne ne mbajtjen e sheqerit ne gj ak ne nivele konstante, duke mundesuar keshtu evitimin e luhatjeve qe cojne ne neps per ushqime te perpunuara me permbajtje te larte sheqernash te thjeshte si biskotat, cokollatat dhe embelsira.
Permiresojme perqendrimin
Femijet qe konsumojne tershere per mengjes, eshte e sigurt qe ja dalin me mire ne mesime. Keta femije kane rendiment me te mire ne zgjidhjen e problemeve matematikore dhe ne realizimin e detyrave te ndryshme. Lloji i mengjesit ka nje rendesi te vecante ne performancen mendore te femijeve ne shkolle.
Ne nje studim te Universitetit Taft, u konstatua se femijet qe konsumonin tershere ne mengjes, ne vend te drithrave te tjere, arrijne rezultate me te mira ne mesime.
Kjo gjetje, argumentohet me faktin se drithra si tershera, ofrojne glukoze-ushqimin me te preferuar te trurit- ne menyre konstante. Per me teper, femijet qe ndjehen te ngopur, e kane me te lehte te perqendrohen, ne krahasim me femijet qe ju grryen stomaku.
Vecanerisht te dobishme per femijet me diabet
Tershera eshte nje ushqim i cmuar per femijet dhe adoleshentet me diabet, pasi i ndihmon ata te kontrollojne sheqerin ne gj ak me mire.
Femije te gezuar
Ushqimet e pasura ne karbohidrate, si tershera, perforcojne nivelet e serotonines ne tru, lenda pergjegjese per humorin e mire, duke ndihmuar keshtu adoleshentet te evitojne luhatjet e shpeshta te humorit.
Per intolerantet ndaj glutenit
Edhe pse, tershera e ofruar ne treg permban gluten, studimet kane treguar se, femijet me kolika dhe crregullime te tretjes, te cilet kane ndjekur nje diete pa gluten por qe permbante tershere, kane rezultuar ne rikuperim optimal te aparatit tretes. Gjithsesi, nese femija juaj eshte intolerant ndaj gluteint, duhet te konsultoheni me mjekun pediater per perdorimin e tersheres.
Ushqim me perfitime afatgjata
Fibrat dhe beta-glukanet qe permban tershera, ndihmojne ruajtjen e niveleve optimale te kolesterolit ne gj ak, duku ulur keshtu rrez ikun kardiak, si dhe ndihmojne ne zberthimin dhe perthithjen e shume lendeve ushqyese qe ajo permban.
Beta glukanet jane molekula te ngjashme me fbrat, te patretshme, te cilat forcojne floren bakteriale te femijeve duke i dhene atyre nje mburoje te shkelqyer ndaj patogjeneve, diarreve, dhe toksinave te ndryshme te ambjentit dhe ushqimit.
3 menyrat si te konsumojne femijet me shume tershere
Pergatisni se bashku me femijet biskota me tershere. Zevendesojuni adoleshenteve drithrat e zakonshem te mengjesit, me tershere, mjalte dhe stafidhe, te pergatitura ne shtepi me qumesht.
Vendosni tershere ne supat qe pergatisni, ne fund te gatimit.
Krem me banane
Pergatitja 10min / Gatimi 5-7min / 4 racione
225gr tershere, 550gr qumesht me pak yndyre, 2 banane te maturuara, te prera ne feta, pak kanelle, 4 luge te vogla mjalte
Pergatitja : Zieni tersheren me qumeshtin duke e perzier vazhdimisht.
Shperndani qumeshtin me tershere ne 4 tasa dhe vendosni tersheren persiper. I hidhni pak kanelle dhe mjaltin dhe e sherbeni te ngrohte.
Biskota me tershere
Pergatitja 15min / Gatimi / 15-20min / 9 cope
3 luge te medha miell qe fryhet vete (miell per kek), 3 luge te medha sheqer kaf , 100gr tershere, 1 luge te madhe rrush te thate, 2 luge te medha fara kungulli, 1 luge te madhe fruta te thate te prere dhe te pjekur, 100gr gjalpe, 1 luge mjalte.
Pergatitja : Vendosni leter furre ne tepsi dhe lyejeni me gjalpe. Ne nje tas hidhni miellin, sheqerin, tersheren, rrushin e thate, farat dhe frutat e thate, dhe i perzieni mire.
Vendosni ne tenxhere gjalpin dhe mjaltin dhe i ngrohni vetem pak sa te shkrije gjalpi. E vendosni mbi perberjen e tersheres dhe perzieni mire.
Vendosni masen e formuar ne tepsi dhe e shtypni me duar ne menyre qe te shtrohet uniform.
E piqni ne furre te nxehur ne 200 grade C qe me pare, per 20 minuta. E nxirrni nga furra, dhe nderkohe qe eshte e ngrohte, e prisni me kujdes ne 9 katrore te vegjel. I lini te ftohen ne tepsi./Nga Blerina Bombaj